lajmi.net

Gashi: ARKEP do të bëjë vlerësim të çmimit për brezat frekuencor, mund të ketë ulje të çmimeve (Video)

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi në një intervistë ka thënë se gjatë këtij viti e kanë në plan hapjen e diskutimit me operatorët e telefonisë për brezat frekuencor frekuencor që ata do të kenë nevojë për vitet në vijim.

Lajme

17/01/2018 16:31

Ndarja e frekuencave sipas tij, do të bëhet për 15 deri në 20 vitet e ardhshme.

“Synojmë edhe ndarjen e brezave frekuencore, që u mundëson funksionimin e operatorëve aktual mobil edhe me teknologjitë e reja, e edhe me teknologjinë 5G”, tha Gashi.

Sipas tij, për vlerësimin e brezave frekuencore si dhe të pagesave për mirëmbajtje frekuencore të operatorëve ARKEP i ka njoftuar edhe operatorët e telefonisë mobile.

“Ne këtë vit, përveç që do të bëjmë ndarjen e brezit, do të jetë edhe vlerësimi i veçantë i brezave të caktuar. Për ketë i kemi njoftuar edhe operatorët IPKO e Vala. Konsiderojmë se ka hapësirë për një rivlerësim i cili nënkupton edhe mundësinë e uljes së çmimit për frekuenca”, ka thënë kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, për Telegrafin.

Ai ka treguar se operatorët kanë pasur ankesa për çmimet që paguajnë për frekuenca.

“Si ARKEP i kemi ritrajtuar ankesat e operatorëve dhe i kemi zvogëluar disa çmime, nuk ka arsye për shkak të ambientit operatorët të larohen nga Kosova. Po ashtu e kemi një plan tjetër që do të jetë vlerësimi i veçantë i brezave të caktuara”, tha Gashi.

LM