Gashi: Antikushtetuese, i cenon parimet e demokracisë përpjekja për ta bërë votimin të fshehtë në mënyrë arbitrare
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se përpjekja e Lëvjes Vetëvendosje për ta vendosur mënyrën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit “cenon parimet themelore të demokracisë”, përveçse është “edhe antikushtetuese”. Ai shkroi në Facebook se Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë këtë pikë në aktgjykimin e fundit…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se përpjekja e Lëvjes Vetëvendosje për ta vendosur mënyrën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit “cenon parimet themelore të demokracisë”, përveçse është “edhe antikushtetuese”.
Ai shkroi në Facebook se Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë këtë pikë në aktgjykimin e fundit në lidhje me konstituimin e Kuvendit.
“Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar qartë: zgjedhja e kryetarit/es të Kuvendit bëhet me votim të hapur, sipas rregullores dhe praktikës së deritanishme. Çdo ndryshim i kësaj procedure mund të ndodhë vetëm me mocion të posaçëm, të miratuar nga dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe që marrin pjesë në votim. Çdo përpjekje për të vendosur mënyrën e votimit në mënyrë arbitrare nga kryesuesi i seancës është jo vetëm e papranueshme, por edhe antikushtetuese dhe cenon parimet themelore të demokracisë”, shkroi ai.