Gashi akuzon qeverinë për “kapje të shtetit”: Qytetarët e paguajnë këtë çmim

Analisti Dardan Gashi ka akuzuar Qeverinë Kurti për “kapje të shtetit”, pasi mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator ka dështuar. Gashi në RTV Dukagjini është shprehur se mënyra se “si kapet shteti është kur administratën e mban peng me vendime politike”. Ai theksoi se mosekzekutimi i pagave është vendim…

Lajme

30/09/2024 22:35

Analisti Dardan Gashi ka akuzuar Qeverinë Kurti për “kapje të shtetit”, pasi mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator ka dështuar.

Gashi në RTV Dukagjini është shprehur se mënyra se “si kapet shteti është kur administratën e mban peng me vendime politike”.

Ai theksoi se mosekzekutimi i pagave është vendim afatgjatë dhe nuk ndodh rastësisht. Teksa shtoi se këto janë probleme të Qeverisë që dalëngadalë do të dalin në shesh të gjitha.

“Tentativa që me i mbajtë sekretarët në peng, por jo në këtë masë që është. Ka kontrata të nënshkruara nga sekretarët që nuk është dashtë me i nënshkru, ka me I dalë problem qeverisë, por edhe personave të tillë. Kjo që ka ndodhur, jo veç që është neglizhencë, por është neglizhencë penale që ti me leju që administrate me degrade atë masë që njerëzve mos me iu pagu pagat, që njerëzve iu nënshkruhen kontrata jashtëligjshëm. Sepse qeveria do me majt peng politik. Nuk janë gjëra që ndodhin pahiri, janë gjëra afatgjate. Nuk ndodhin brenda natës. Nuk janë tërmet e vërshime që ndodhin brenda natës. Janë gjëra që e kanë ditur me kohë. Iu ka tërhjekur vërejtja prej Bashkimit Evropian, dhe institucioneve mbikëqyrse të këtyre. Nuk është pahiri. Janë nga fundi dhe do të dalin me radhë gjitha këto probleme”, vijoi Gashi.

Gashi shtoi se dështimi i ekzekutimit të pagave është bërë nga “mosdija” apo edhe nga “qëllimi i keq” i qeverisë.

“Qoftë prej mosdijes, por edhe për qëllim të keq. Nuk është bërë me qëllim mos me I pagu, por me I blloku ato pozita që me I mbajt peng të politikës, mos me guxu me vepru apo me kritiku. Kapja e shtetit është kjo. Mënyra qysh kapet shteti është kur ti administratën e mban peng me vendime politike. Kjo është duke u hakmarrë dhe qytetarët e paguajnë këtë çmim”, vijoi Gashi.