Gashani e pranon se motra i është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, ministri Peci “shtiret” si i habitur: Nuk e pasna ditë

Ish-zyrtari i AKI-së, Burim Ramadani e pyeti zëvendësministrin i Punëve të Brendshme, Blerim Gashanit nëse ndonjë familjar i tij është i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci. Në një moment, Burim Ramadani iu drejtua dy mysafirëve duke iu thënë se janë shokë, e më pas e pyeti Pecin nëse ka ndonjë…

Lajme

23/10/2024 11:51

Ish-zyrtari i AKI-së, Burim Ramadani e pyeti zëvendësministrin i Punëve të Brendshme, Blerim Gashanit nëse ndonjë familjar i tij është i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.

Në një moment, Burim Ramadani iu drejtua dy mysafirëve duke iu thënë se janë shokë, e më pas e pyeti Pecin nëse ka ndonjë familjar të Gashanit të punësuar në ministrinë që ai e udhëheq.

“Nuk e di”, ishte përgjigja e Pecit, por vetë Gashani e pranoi.

“Po, është në vitin 2022, motra ime ka hyrë në projekt, jo direkt. Por, me projekt”, ka thënë Gashani.

Ramadani më pas vijoi duke e pyetur nëse motra e Gashanit është pranuar si zyrtare e arkivës.

Gashani e pohoi dhe shtoi se motra e tij “nuk është duke shkuar fshehur në punë”.

Pastaj ministri Peci shtroi pyetjen se a është pranuar motra e Gashanit përmes konkursit publik.

“A është konkursi publik?”, tha ai.

Peci iu përgjigj pyetjes së Ramadanit se a janë shokë partie. “Po more, shokë”, tha Peci.

“Mos më thuaj që nuk e ke dit”, iu drejtua Ramadani Pecit.

“Jo për besë unë nuk e kam ditë, unë nuk e kam ditë”, tha Peci e pastaj e pyeti Gashanin se çfarë mbiemri ka motra e tij.

“Berisha”, u përgjigj Gashani.

“E okej, për qata më ka ikë, nuk e pasna ditë”, tha Peci, teksa Gashani ia aprovon fjalët duke thënë “absolutisht”.

Më pas, Burim Ramadani bëri një “konstatim”.

“Ju jeni edhe bashkëpartiakë edhe shokë. Një familjare e zv/ministrit është punësuar në Ministrinë e Faton Pecit”, tha Ramadani.

“Pyetja ime është a ka konkurs publik dhe cili kriter është thyer në proces të rekrutimit”, tha Peci.

Më pas Peci i kërkoi që “të rikthehet” te një temë tjetër.