Garner sigurohet se e gjithë vëmendja është te ajo
Bukuroshja Kimberley Garner është munduar të marrë tërë vëmendjen me një paraqitje shumë seksi.
ShowBiz
Londra dalëngadalë po fillon të gjallërohet pasi më në fund është larguar i ftohti që ka mbizotëruar me muaj të tërë, teksa motin e mirë si duket “për hajr” e ka bërë e para Kimberley Garner.
Bukuroshja është paraqitur shumë seksi në rrugët e Londrës, duke veshur një veshje tejet të shkurtër në mënyrë që t’i ekspozojë këmbët e saj të cilat janë perfekte të zbukuruara edhe me një ngjyrë të mirë të marrë nga rrezet e diellit.
Për më shumë ajo kishte vendosur gjithashtu një palë syze dielli dhe u paraqit me një fytyrë mjaft serioze.