Gareth Bale afër transferimit në Amerikë

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale është shumë pranë të transferohet në Amerikë te MLS.

Sport

22/04/2022 20:30

Bale ka kontratë me Real Madridin deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk pritet të ndodh.

Sipas ‘Tuttosport’ Bale do të transferohet në Amerikë, te Major League Soccer (MLS), përcjell lajmi.net.

32 vjeçari nuk është paraqitur pothuajse fare këtë sezon me ‘Los Blancos’, ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Kështu Bale pritet t`i jep fund aventurës së tij nëntë vjeçare në ‘Santiago Bernabeu’./Lajmi.net/