Garës për Sterling iu bashkohet edhe Arsenali

Arsenali iu është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin anësor të Manchester City, Raheem Sterling.

Sport

06/05/2022 12:38

Lojtari është duke u përfolur për një largim nga “Etihad Stadium” dhe, me ta parë këtë situatë, “topçinjtë” janë hedhur në “gjah” për këmbëshpejtin anglez.

Që të dalë triumfues, Arsenalit i duhet t’i bëjë llogaritë edhe me Milanin që po e monitoron tash e sa kohë lojtarin.

Përkundër që vetë Sterling u shpreh shumë herë i lumtur me situatën e tij te “Qytetarët”, një largim i tij është më se i mundshëm, marrë parasysh se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2023.

Që të mos largohet si lojtar i lirë, City mund të tundohet nga ndonjë ofertë këtë verë që mund të vijë për të. /Lajmi.net/