Garës për Darwin Nunez iu bashkohet edhe “hattricku anglez”

Darwin Nunez vazhdon të jetë një ndër emrat më të lakuar javëve të fundit.

12/04/2022 16:30

Për lojtarin e Benficas ka filluar të rritet interesimi edhe nga skuadrat angleze, si: Manchester United, Chelsea dhe Arsenal.

Nunez po vazhdon me paraqitjet e mira me skuadrën portugeze.

Gjatë këtij sezoni në Primier Liga Nunez ka shënuar 24 gola në po aq paraqitje, shkruan lajmi.net.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, 22-vjeçari do të largohet nga Portugalia nëse vije një ofertë prej 65 milionë funte.

Për sulmuesin uruguajan ka shprehur interesim edhe Barcelona. /Lajmi.net/