Garës për Botman iu bashkohet edhe Newcastle

Sven Botman ka rënë në radarët e disa prej skuadrave të mëdha evropiane.

Sport

09/06/2022 18:28

Mbrojtësi i Lille, përveç Milanit, ka zgjuar edhe interesimin e Newcastle United, transmeton lajmi.net.

Përkundër që po raportohet se “kuqezinjtë” janë shumë afër nënshkrimit me të, puna e finalizimit të marrëveshjes mund të stagnojë.

Lojtari tanimë gjendet në mes të “dy zjarreve”, anipse kohë më parë ia ka “shkelur syrit” kampionëve të Italisë.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë tërë kjo situatë gjatë kësaj vere. /Lajmi.net/