Garë e nxehtë për Këpucën e Artë të Botërorit

Gara për Këpucën e Artë të Botërorit sa vjen e bëhet më e nxehtë. Janë pesë futbollistë që kanë realizuar nga tre gola, ende pa përfunduar mirë xhiroja e dytë e fazës së grupeve.

Sport

22/06/2014 18:50

Këpuca e Artë është njëri prej çmimeve më prestigjioze në Kampionatin Botëror. Janë të shumtë futbollistët, posaçërisht sulmuesit, të cilët e kërkojnë trofeun e golashënuesit më të mirë të këtij evenimenti.

Momentalisht, janë pesë futbollistë që kanë realizuar nga tre gola, ende pa përfunduar mirë xhiroja e dytë e fazës së grupeve.

Deri në fund, pritet që gara të nxehet edhe më shumë, me më pak konkurrentë, pasi disa prej lojtarëve, për fatin e keq të tyre, nuk do ta kenë mundësinë ta vazhdojnë garën, pasi ekipet e tyre do të eliminohen.

Konkurrentët për Këpucën e Artë

3 gola

Karim Benzema – Francë

Thomas Muller – Gjermani

Enner Valencia – Ekuador

Arjen Robben – Holandë

Robin van Persie – Holandë

2 gola

Andre Ayeë – Ganë

Gervinho – Bregu i Fildishtë

Lionel Messi – Argjentina

Tim Cahill – Australi

Luis Suarez – Uruguai

Mario Mandzukic – Kroaci

Neymar – Brazil

James Rodriguez – Kolumbi