Garë e fortë në listën e PDK-së për mandatin e një deputeti, Beqa, Berisha, Haliti e Rrustem Mustafa
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vazhdimësi po publikon të dhënat në kuadër të votave për kandidatë. Deri më tani janë numëruar 88.63% e votave. E teksa po numërohen votat, një nga garat më interesante po zhvillohet brenda listës së PDK-së, për mandatin e një deputeti. Dallimet mes kandidatëve janë minimale, ndërsa katër emra po luftojnë…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vazhdimësi po publikon të dhënat në kuadër të votave për kandidatë.
Deri më tani janë numëruar 88.63% e votave.
E teksa po numërohen votat, një nga garat më interesante po zhvillohet brenda listës së PDK-së, për mandatin e një deputeti.
Dallimet mes kandidatëve janë minimale, ndërsa katër emra po luftojnë fuqishëm për të siguruar vendin në Kuvendin e Kosovës.
Sipas rezultateve aktuale, renditja është kjo:
Hajdar Beqa – 15,979 vota
Adriatik Berisha – 15,887 vota
Xhavit Haliti – 15,853 vota
Rrustem Mustafa – 15,644 vota
Diferenca prej vetëm mbi 100 vota mes Hajdar Beqës dhe Xhavit Halitit e bën këtë një nga garat më të paparashikueshme brenda PDK-së.
Me mbi 12 për qind të votave ende të panumëruara, gjithçka mbetet e hapur dhe renditja mund të ndryshojë deri në publikimin e rezultateve përfundimtare./Lajmi.net/