Garë e ashpër për Shaqirin, Sevilla dhe Villarreal rivalizojnë klubet për yllin shqiptar

Sulmuesi Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpool gjatë verës.

Sport

09/08/2021 18:27

Shqiptari ka kërkuar largimin shkaku të fitojë minutazhë më të lartë dhe dy klubet e mëdha spanjolle, Sevilla dhe Villarreal kanë shprehur interesim, përcjellë lajmi.net.

Paraqitjet e mira në “Euro” mund t’i fitojnë kontratë të re, por shkaku i minutazhës, Shaqiri e do largimin nga “Anfield”.

“Sky Sports” para disa ditëve ka zbuluar se dy klube të Premierligës janë të interesuara, klube që luajnë në Evropë, por emrat nuk dihen.

Ndërkohë, Sevilla e konsideron Shaqirin si pasuesi i Luuk de Jong që do largohet, derisa Villarreal kërkon një sulmues që të jetë partner i Gerard Morenos.

Por, gara për klubet spanjolle nuk do jetë aq e lehtë, ngase edhe Napoli gjithashtu e pëlqen futbollistin me prejardhje nga Gjilani.

Ndërkohë, Liverpool nuk konsideron ta shesë nën 15 milionë euro, derisa ka mbetur edhe një muaj para se të mbyllet afati veror./Lajmi.net/