Garë e ashpër për Haaland: Ja klauzola e lirimit dhe kërkesat e larta të Raiolas

Të gjithë klubet e mëdha evropiane janë të fokusuar për nënshkrimin me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

09/10/2021 16:56

Të gjitha klubet e dinë mjaftë mirë situatën e norvegjezit dhe duan ta transferojnë në afatin e ardhshëm veror, transmeton lajmi.net.

Borussia Dortmund arriti ta mbajë verën e kaluar, por në verën tjetër, hynë në fuqi klauzola e lirimit me vlerë 75 milionë euro.

Haaland është një lojtar që mahnit çdo javë, ka fizikë të fuqishëm dhe shënon gola në disa pozita jo të lehta.

Sidoqoftë, agjenti Mino Raiola kërkon një skuadër tjetër për Haaland, që ka synim të bëhet futbollisti më i mirë në botë.

Me 68 gola në 67 paraqitje për Dortmund, Haaland ka ambicie të larta dhe në klubin gjerman e dinë se futbollisti do largohet.

Kërkimet e Mino Raiolas

Mino Raiola është duke kërkuar skuadër të re, por kushtet e lojtarit e ka bërë më të komplikuar.

Bayern Munich është i interesuar. Chelsea foli me Raiolën, por Dortmund refuzoi të flet kështu ata transferuan Romelu Lukakun.

Barcelona nuk mundet. Manchester City dhe PSG është duke vëzhguar nga afër situatën.

Sipas La Gazzetta dello Sport, PSG bëri një përpjekje, por Haaland kërkoi afro 50 milionë euro për sezon.

Real Madrid më shumë është i fokusuar në nënshkrimin me Kylian Mbappe, por Florentino Perez ëndërron t’i këtë dy sulmuesit në Madrid.

Raiola e njeh mirë skuadrën madrilene dhe e di pozitën e Realit për norvegjezin.

Sidoqoftë, e ardhmja e Haaland pritet të mësohet shumë shpejtë./Lajmi.net