Gardërobat mijëra euroshe të dy këngëtareve kosovare që kanë çuar në këmbë të gjithë botën!!

Rita Ora dhe Dua Lipa janë shndërruar dy femrat me ndikim shumë të madh në botë.

ShowBiz

01/05/2018 21:09

Projektet e tyre muzikore e zërat e mahnitshëm që i karakterizojnë kanë bërë që të dya të zhvillojnë një karrierë të bujshme, shkruan lajmi.net

Si Rita ashtu edhe Dua asnjëherë nuk e kanë harruar vendin prej nga kanë ardhur dhe çdo herë në pothuajse secilën intervistë e kanë përmendur Kosovën, janë mburrur që kanë prejardhje prej këtu dhe kanë promovuar shpesh gjërat tradicionale që ne kemi.

Duke u rritur jashtë vendeve shqipfolëse të dya kemi parë se mundohen shumë ta flasin shqipen rrjedhshëm ani pse kjo gjë është pothuajse gati e pamundur.

Jeta atje dhe fama ishin dy nga arsyet se Rita Ora dhe Dua Lipa ndjekin trendet evropiane edhe me veshjen dhe pozat provokative pa komplekse.

Por për paraqitjet e tyre skenike të dya shpenzojnë shuma të majme parashë. Disa nga blerjet e të dyjave i kemi ndarë nga  ‘What They Wearin’ e që do të ju shokojnë.

Gjatë analizës kemi parë që është Rita Ora ajo e cila shpenzon më shumë në veshje mirëpo Dua ia kalon me shumat tejet e larta të parave që harxhon për byzylykët.

Ndryshe për sa u përket projekteve të reja muzikore Dua po shijon suksesin e ‘IDGAF’ ndërsa Rita atë të ‘For you’në bashkëpunim me Liam Payne për ‘Fifty Shades Freed’./Lajmi.net/

screenshot_24 screenshot_23 screenshot_22 screenshot_21 screenshot_20 screenshot_19 screenshot_17 screenshot_16 screenshot_15 screenshot_14 screenshot_18

YouTube player
YouTube player