Garcia, dëshira e madhe e Barcelonës – gjatë muajit gusht pritet nënshkrimi

Eric Garcia është synimi kryesor i Barcelonës.

Sport

30/07/2020 17:49

Qendërmbrojtësi i  Manchester City, Eric Garcia, është dëshira e madhe e Barcelonës për merkaton e verës.

Lojtari që dikur ishte pjesë e akademisë së Barcelonës ka shënuar progres të madh nën urdhrat e Pep Guardiola, duke tërhequr vëmendjen e ish skuadrës së tij.

Sipas ‘Sport’ Barca sheh Garcian si synimin primar për merkaton e verës, transmeton lajmi.net.

Shpresa e katalanëve është që të nënshkruajnë me të gjatë muajit gusht.

Qendërmbrojtësi shihet si zëvendësuesi ideal për Gerard Pique që tashmë po shkon në një moshë të shtyer. /Lajmi.net/