Gara shpejtësie në Prishtinë, dy shoferë gjobiten dhe mbesin pa leje për një vit

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj dy drejtuesve të automjeteve, të cilët janë kapur duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e Prishtinës. Pas identifikimit të kundërvajtësve, policia thotë se ka shqiptuar ndaj secilit prej tyre gjobë prej 500 eurosh, ndalim të drejtimit të mjetit motorik për 12 muaj, si dhe 5 pikë…

Lajme

17/07/2026 11:50

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj dy drejtuesve të automjeteve, të cilët janë kapur duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e Prishtinës.

Pas identifikimit të kundërvajtësve, policia thotë se ka shqiptuar ndaj secilit prej tyre gjobë prej 500 eurosh, ndalim të drejtimit të mjetit motorik për 12 muaj, si dhe 5 pikë negative.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëv”, thotë PK.