Gara në Fushë Kosovë | Besnik Osmani i LDK-së krijon koalicion me Partinë Liberale Egjiptiane
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të një komune, Besnik Osmani, ka njoftuar të martën për lidhjen e koalicionit të dytë radhazi në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se LDK-ja ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Liberale Egjiptiane. “Së bashku me…

Lajme
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të një komune, Besnik Osmani, ka njoftuar të martën për lidhjen e koalicionit të dytë radhazi në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se LDK-ja ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Liberale Egjiptiane.
“Së bashku me Partinë Liberale Egjiptiane, po bashkojmë forcat për çdo rrugë e çdo lagje të komunës sonë. Bashkimi ynë është zëri i bashkëjetesës, barazisë dhe mirëqenies për të gjithë!”, ka shkruar ai.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, Valon Prebreza nga VV-ja ka marrë 9,611 vota për kryetar, Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 7,799 vota, Rrahim Tërnava i PDK-së ka marrë 3,441 vota, ndërsa Vildane Latifi e AAK-së ka marrë 251 vota.
Rrjedhimisht, Fushë Kosova ka shkuar në balotazh, më 9 nëntor do të përballen kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza.