GAP: Gjatë 2024-tës, 10 supermarketet më të mëdha në vend fituan neto rreth 43 milionë euro

Rritja e çmimeve të ushqimeve në supermarkete, është një ndër sfidat kryesore me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës. Me paga të ulëta e çmime të larta, jeta e tyre po vështirësohet. Por, këtë probleme nuk po e kanë biznesmenet të cilët po i shesin këto produkte, ngritje e çmimeve për ta është “mundësi…

Lajme

25/12/2025 10:33

Rritja e çmimeve të ushqimeve në supermarkete, është një ndër sfidat kryesore me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës.

Me paga të ulëta e çmime të larta, jeta e tyre po vështirësohet.

Por, këtë probleme nuk po e kanë biznesmenet të cilët po i shesin këto produkte, ngritje e çmimeve për ta është “mundësi e artë”, për të rritur fitimin e tyre.

Sipas një hulumtimi të publikuar nga Instituti GAP, fitimi neto i 10 supermarketeve më të mëdha në vend është shumë i lart, dhe që nga 2021-ta e deri në 2024, ka pësuar nujë rritje të dukshme.

Në vitin 2021, këto 10 supermarkete kanë fituar 23,4 milionë euro, në vitin 2022, kanë fituar 29,5 milionë euro, më 2023-tën kanë fituar 34,6 milionë euro ndërsa në 2024-tën plot 42,9 milionë euro.

Brenda këtyre katër viteve, këto supermarkete kanë fituar plot 130,4 milionë euro.

Fitimi i tyre për vitin 2025 nuk është publikuar ende dhe pritet të publikohet pas përfundimit të vitit. /Lajmi.net/