Ganimete Musliu: Librun Aliu duhet me shku në shpi, s’ka kredibilitet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se ministri Liburn Aliu duhet të japë dorëheqje pas raportimeve në media.

Lajme

03/06/2022 18:32

“Liburn Aliu duhet me shku në shpi, me gjithë këto akuza që po I bëhen. Ai duhet me shku në shpi. S’ka kredibilitet”, ka thënë Musliu në T7.

Ajo tutje ka thënë e kryeministri Kurti madje s’duhet të pres fare që Aliu të japë dorëheqje, por që s’i kryeministër të marrë vendim dhe ta shkarkojë Aliun nga pozita e ministrit.

“Kurti duhet me pas guxim me i shkarku ministrat e korruptuar”, ka deklaruar tutje Musliu.