Ganimete Musliu komenton ‘blindimin’ e LDK-së nga sigurimi

“Me dyer te mbyllura dhe me sigurim special. Konsensuesi???”

Lajme

03/08/2019 10:51

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar numrin e shtuat të sigurimit në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të LDK-së.

“Me dyer te mbyllura dhe me sigurim special. Konsensuesi???”, ka shkruar ajo.

E, LDK sot po e mbanë Kuvendin e IX Zgjedhor. Ky proces disa mujor është shoqëruar edhe me disa incidente, si rrahje me grushte e me karrige, të cilat gjatë tërë kohës janë minimizuar si zhvillime nga zyrtarë të kësaj partie.

Në fillim të këtij procesi, emrat e disa zyrtarëve të LDK-së ishin përmendur si pretendentë për të marrë udhëheqjen e partisë. Në mesin e tyre ishin Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Gazmend Muhaxheri dhe Fatmir Sejdiu. Përveç këtij të fundit, të gjithë të tjerët janë tërhequr nga gara.

Ndërkohë, vetë zyrtarët e LDK-së kanë deklaruar se janë marrë vesh për një kandidatë konsensual, që pritet të jetë kryetari aktual, Isa Mustafa. /Lajmi.net/