Ganimete Musliu “godet” deputetët e VV-së: E grushtuat ambasadoren amerikane në të kaluarën

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një prononcim për Lajmi.net e ka elaboruar kërkesën e saj ndaj deputetëve të Kuvendit, për moslejimin e Listës Serbe që të futet në Kuvend. Ajo ka thënë se nëse nuk ka hapa ligjor ndaj Listës Serbe, duhet që vet deputetët të ua pamundësojnë atyre shkuarjen në Kuvend. “Përderisa Lista…

Lajme

04/10/2023 17:23

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një prononcim për Lajmi.net e ka elaboruar kërkesën e saj ndaj deputetëve të Kuvendit, për moslejimin e Listës Serbe që të futet në Kuvend.

Ajo ka thënë se nëse nuk ka hapa ligjor ndaj Listës Serbe, duhet që vet deputetët të ua pamundësojnë atyre shkuarjen në Kuvend.

“Përderisa Lista Serbe, nuk distancohet nga aktet terroriste dhe i përkrahë aktet terroriste që ndodhën me 24 shtator unë mendoj që nëse jo me masa tjera ligjorë, ne si deputet duhet të tregohemi më të dinjitetshëm të organizohemi të bashkohemi dhe mos t’i lejomë të futen në seancë. Nuk ka më asnjë kuptim që këta deputet që me taksat e popullit të Kosovës të vazhdojnë të paguhen dhe të investojnë në krim të organizuar e në agresion e terrorizëm”, ka thënë ajo për Lajmi.net.

Musliu u ka bërë thirrje të gjitha partive e veçanërisht deputetëve të VV-së, që ta mbështesin iniciativën e saj, pasi kanë “përvojë” nga e kaluara  sa ishin opozitë.

“Në të kaluarën neve na janë bllokuar dyert e Kuvendit, VV-ja shpeshherë na I ka bllokuar dyert e Kuvendit dhe ka tentuar të na pamundësoj hyrjen në në Kuvend, dhe mendoj që ne sot bashkë me VV-në dhe të gjithë si deputetë që jemi bashkë t’ia pamundësojmë Listës Serbe që të futet në Kuvend”, ka thënë ajo.

Musliu gjithashtu në kërkesën e saj tha se nuk ka diçka të jashtëzakonshme, pasi deputetët e VV-së kanë ndërmarrë veprime edhe më radikale, kur “u grushtua ambasadorja amerikane”.

“Ju e dini është grushtuar edhe ambasadorja amerikane, një kohë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për me blloku deputetët për mos me hy në seancë”, u shpreh.

Kujtojmë se në krye të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ishe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. /Lajmi.net/