Ganimete Musliu e quan “maneken me mindil” Arben Vitinë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur “maneken me mindil” ish ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Lajme

13/06/2020 16:16

Një qasje e tillë e Musliut ndaj Vitisë, vjen pas paraqitjes së këtij të fundit në tubimin e djeshëm të Vetëvendosjes, në të cilin nuk u respektua aspak distanca sociale, shkruan aljmi.net.

Siç ka shkruar Musliu në Facebook, Vitia dje u tall me të gjithë ata që ishin në front të luftës kundër koronavirusit.

Madje, siç ka thënë ajo, kjo sjellje e Vitisë përbën tallje edhe me viktimat e koronavirusit.

Postimi i plotë:

MARRE!!!

Manekeni me mindil i Qeverise sh-Kurti vetem per te plotesuar egon e shefit tend psikopat, dje ne Sheshin Skenderbeu u talle rend me Naser Ramadanin, Lul Raken, Valbon Krasniqin.
U talle rend me te gjithe epidemiologet, me mjeket, infermieret, me policet, me mirembajtesit e higjenes, me shoferet e autoambolancave, dhe me te gjithe ata qe jane ne balle te luftes kunder pandemise.
U talle rend me te prekurit nga #Covid19 , me te sheruarit dhe ata qe presin per t’u sheruar.
U talle me te gjallet dhe te vdekurit.
E mbi te gjitha u talle me familjen e Agon Musliut.
Paraqitja jote e buzeqeshur ne shesh para disa mijera qytetarve te cilet ekspozohen prane njerit tjetrit pa respektuar asnje nga rregullat e pandemise(qe ti ke vendose dite me pare) ne nje dite ku ne vendin tone shenohen 58 raste te reja me covid19, te bene direkt ty Maneken me Mindil pergjegjes per tagjedine e Agon Musliut.

Maneken me mindil, qe s’ke dije e ke deshmu por qe s’ke asnje fije morali njerzor kete e deshmove dje dhe duhet te japesh llogari.

Ju thirreni ne POPULL por POPULLIN e konsideroni vetem si turme per t’iu ardhur mbrapa. /Lajmi.net/