Gani Koci ofendon rëndë Mimoza Kusarin
Zëvendësministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci i ka dalë në mbrojtje deputetit Labinot Tahiri, duke i reaguar ashpër themelueses së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
Lajme
Koci i PDK-së, e ka quajtur endacake politike kryetaren në largim të Gjakovës, dhe thotë se deputetja e LAA-së vazhdimisht ka “kullotur”, siç shprehet ai, pa asnjë parim politik.
“Endacakja politike, Moza e Kusarëve na paska “shit” parime! Po ku janë ato parime tuaja, kur prej qe je në politikë nuk ke lënë gardh pa thy e arë pa u futur dhe pa kullotur politikisht, pa asnjë parim”, ka shkruar Koci në Facebook.