Gani Geci mund të ketë kaluar në mënyrë ilegale kufirin e Kosovës

Familjarët e Gani Gencit, i cili dyshohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, thonë se ai ende gjendet jashtë shtetit.

Lajme

07/08/2014 16:09

Vëllai i Ganiut, Fadil Geci, ka thënë për Express se në bazë të informacionit të fundit që ata e kanë pasur rreth Ganiut thuhet se ai mund të jetë diku në Europë.

“Ende nuk kemi ndonjë informacion të ri”, ka thënë ai.

Fadil Geci ka thënë se Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi kur ka deklaruar se Ganiu mund të jetë në Kosovë, është bazuar në raportet që ka pasur nga pikat kufitare zyrtare të Kosovës. Prandaj, ai thotë se Kosova ka shumë pjesë ku mund të dilet nga Kosova ilegalisht dhe lë të kuptohet se edhe vëllau i tij këto rrugë ka zgjedhur.

“Në kufijtë e Kosovës ka shumë pjesë ku mund të dilet edhe pa kaluar nëpër pikat zyrtare”, thotë Fadil Geci për Express.

Ai ka thënë se Gani Geci ende nuk ka vënë kontakt me drejtësinë, edhe pse i beson edhe asaj vendore, por edhe drejtësisë ndërkombëtare, por vlerësohet se ende situata nuk është e qartë tërësisht, shkruan Express.