Gani Geci kërkon falje publike nga Kurti: Kryeministri duhet të veprojë bazë të dokumenteve zyrtare dhe jo interpretimeve personale

Gani Geci ka reaguar në lidhje me një postim të bërë nga kryeministri Albin Kurti të cilin e akuzon për shpifje trillime që cenojnë familjen e tij. Ai kërkon që çështjet e ngritura të trajtohen në bazë të dokumenteve zyrtare dhe jo interpretimeve personale. Geci përmes një postimi një Facebook ka bërë një sqarim rreth …

Lajme

19/11/2024 11:51

Gani Geci ka reaguar në lidhje me një postim të bërë nga kryeministri Albin Kurti të cilin e akuzon për shpifje trillime që cenojnë familjen e tij. Ai kërkon që çështjet e ngritura të trajtohen në bazë të dokumenteve zyrtare dhe jo interpretimeve personale.

Geci përmes një postimi një Facebook ka bërë një sqarim rreth  kërkesës së vëllait të tij Halil Gecit  për tu takuar me kryeministrin Kurti në lidhje me shkrimin e tij që sipas Gecit, i quan shpifje e trillime.

“Takimi me Albin Kurtin ka të bëjë me një shkrim të datës 08.10.2024 në llogarinë e Facebook-it me emrin e Albin Kurtit. Ky shkrim mban në vete rrena, mashtrime e trillime për rastin e luftës, rast për të cilin flet edhe Komunikata nr.59, ai rast tanimë është i sqaruar edhe me dëshmi të dëshmitarëve të kohës por edhe nga mjekësia ligjore relevante e Republikës së Kosovës.
Tani Kryeministri i Republikës së Kosovës në vend se të shërbehet me dokumente zyrtare të mjekësisë ligjore, gjë që e ka edhe obligim kushtetues e ligjor dokumente të cilat edhe nëse nuk i ka në zyrë AKI-ja mund të ia sjellte për 10 min, por ai (Kryeministri)” ka shkruar Geci.
Tutje ai ka shtuar se për këtë rast Kurti e ka trajtuar ne interpretim personal për shkak të mendimeve të tij politike.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës ka qenë i informuar edhe në vitin 1998 rreth rastit në fjalë, pasi që unë Gani Geci në zyrën e Adem Demaçit e Albin Kurtit në Prishtinë përmes njerëzve ia kam pas deponuar të gjitha dokumentat relevante ku në atë kohë Albin Kurti punonte në atë zyrë, ato dokumente i janë dorëzuar edhe Albin Kurtit. Tani Kryeministri i Republikës së Kosovës 26 vjet më vonë qëllimisht i ik të vërtetës dhe dokumenteve zyrtare dhe mundohet pikërisht për shkak të mendimeve të mia politike të më dëmtoj dhe të nxit të tjerët për vrasjen time.
Jo Albin Kurti jo, kot e ke, kot e kanë pas edhe ata para teje, as ti as askush në botë nuk mund ta ndryshoj të vërtetën.” ka thënë ai.
Gani Geci ka radhitur edhe disa arsye se pse kryeministri Albin Kurti ka “sulmuar” atë.
“Samoupravlanja e Zajednicës për të cilën e ka sjell Albin Kurti dhe për të cilën unë po flas publikisht se Albin Kurti e ka shkruar dhe e ka pranuar Samoupravlanjën në Marrvëshjen e Brukselit dhe të Ohrit të vitit 2023.
Kryministër për Samoupravlanjën (Vetë-menaxhimin) unë nuk kam faj, fajet i ke ti se ti e ke pranuar” ka shkruar Geci në Facebook.
Krejt në fund Geci ka kërkuar nga Albin Kurti që familjes së tij ti kërkojë falje publike dhe të fshin shkirmin nga llogaria e tij në Facebook  ku sipas tij, ai “shhkrimi ishte i rrejshëm dhe denigrues kundër familjës sonë”./Lajmi.net/