Gani Geci: Jam këshilltari i saj qe 6 vjet, pa pare më ka, por s’marr vendime për të

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, iu përgjigj kritikave se po e shfrytëzon pozitën e vajzës së tij deputete, Marigona Geci. Pas deklarimit të mbrëmshëm se është telefonuar nga Gluauk Konjufca i VV-së në lidhje me votën që u duhet për Kryetar të Kuvendit, Geci foli në lidhje me situatën e krijuar për të…

Lajme

30/04/2025 15:02

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, iu përgjigj kritikave se po e shfrytëzon pozitën e vajzës së tij deputete, Marigona Geci.

Pas deklarimit të mbrëmshëm se është telefonuar nga Gluauk Konjufca i VV-së në lidhje me votën që u duhet për Kryetar të Kuvendit, Geci foli në lidhje me situatën e krijuar për të dhe vajzën e tij deputete.

Geci është kritikuar se në fakt po flet në emër të vajzës së tij si deputete derisa tha se ai e këshillon atë.

“Para se ta kem deputete, unë vajzën time e kam vajzë. Jam këshilltari i saj qe 6 vjet, pa pare më ka. I njoh të gjithë deputetët dhe të gjithëve në politikë”.

“Unë s’marr vendime për Marigonën, por vetëm e këshilloj, e këshillat e mia i dalin të vlefshme. Këshillat që i jap unë janë frytdhënëse”, deklaroi Geci.

YouTube player