Gani Dreshaj do të jetë kandidat për deputet nga AAK

Politikani Gani Dreshaj, i cili ishte kandidat për kryetar të Komunës së Istogut në zgjedhjet e vitit 2017 nga AAK, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit nga kjo parti. Ai e ka konfirmuar vetë këtë përmes një postimi në Facebook, duke treguar disa nga arsyet pse ka vendosur të kandidoj,…

Lajme

03/12/2025 11:18

Politikani Gani Dreshaj, i cili ishte kandidat për kryetar të Komunës së Istogut në zgjedhjet e vitit 2017 nga AAK, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit nga kjo parti.

Ai e ka konfirmuar vetë këtë përmes një postimi në Facebook, duke treguar disa nga arsyet pse ka vendosur të kandidoj, shkruan lajmi.net.

“Unë vij nga bota e biznesit, por zemra ime ka qenë gjithmonë me njerëzit tanë, me familjet që kanë nevojë, me ata që punojnë çdo ditë për të ndërtuar shtet ligjor. Për mua politika ka kuptim vetëm kur kthehet në shërbim. Asnjëherë politikën s’e kam parë si një garë ku bëhet karrierë. Nëse mund të jem hajri i shpisë, mund të jemi edhe kontribuesi i shoqërisë”, ka shkruar Dreshaj.

Ai ka thënë se mërgata zë një vend të veçantë në zemrën e tij dhe se janë pjesë e pandashme e tij.

“Ju e dini një gjë nga unë, aty ku kam patur fuqi të ndikoj, e realizoj. I tillë do të jem përherë”, ka shkruar Dreshaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij: