‘Gangsta Love’, publikohet filmi i shkurtër i Çiljetës dhe Noizyt (Video)

Pas disa viteve punë, më në fund u finalizua dueti mes të parit të OTR dhe këngëtares Çiljeta Xhilaga.

ShowBiz

20/08/2015 08:45

Kënga tashmë është e njohur për të gjithë pasiqë dje është publikuar në versionin audio në YouTube.

Pak më orë më vonë është publikuar edhe videoklipi, i cili është një film me metrazh të shkurtër që përshtatet me tekstin e këngës.

Video fillon me “familjen” e Noizyt dhe Çiljetës ku shihen djali i këngëtares, Fernando dhe vajza e Inis Gjonit, Coco Antonel Andoni. Në të njëjtën skenë Policia ka arreston reperin dhe tani misioni i vetëm i Çilit është lirimi i Noizyt nga burgu.

Në këtë videoklip Rigelsi ka përfshirë pjesën e boksit me të cilën është marrë para se të bëhej reper.

Përpos realizimit të klipit rreth 12 minutësh, shihet edhe Çiljeta super sexy duke shënuar me këtë projekt edhe rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë.

Për këtë produksion kanë punuar një ekip i gjerë duke përfshirë edhe antarët tjerë të labelit, OTR./Prive.al

YouTube player