‘Game of Thrones’ me rekorde – ja sa milionë vetë kanë shikuar një episod

Sezoni i gjashtë ka sjellë edhe më shumë shikues serialit shumë të famshëm 'Game of Thrones'.

ShowBiz

23/06/2016 17:50

Në episodin e fundit, seriali ‘Game of Thrones’ ka transmetuar episodin të cilin fansat po e cilësojnë si më i miri që seriali ka pasur deri tani.

Vetëm në Amerikë, 23 milionë persona kanë shikuar episodin ‘Battle of the Bastards’, përfshirë transmetimin e parë dhe vendet tjera në të cilën më pas e ka vendosur episodin HBO, duke arritur kështu një rekord të radhës, përcjellë lajmi.net.

Këtë episod fansat e serialit e kanë pritur që kur i është mësuar titulli, dhe siç e ka traditë, episodi i nëntë i serialit nuk ka zhgënjyer as këtë herë.

Poashtu, HBO ka lajmëruar se, si sezona e kaluar gjithashtu edhe kjo sezonë vazhdon të sjellë numër të madh të shikuesve të rinj, ndërsa këtë të dielë transmetohet episodi i fundit i sezonit të gjashtë./lajmi.net