‘Game of Thrones’ do vazhdojë me 8 ose më shumë sezone
HBO ka lajmëruar se seriali 'Game of Thrones' do të vazhdojë të prodhohet edhe për më shumë sezone se që është planifikuar.

ShowBiz
Zyrtare ka qenë se me shtatë sezone, seriali i famshëm ‘Game of Thrones’ do të përfundojë shfaqjen në televizionin amerikan HBO e madje edhe kasti kanë nënshkruar kontratë për aq.
Por, tani kryeusesit e HBO kanë zbuluar se ata kanë dëshirë dhe do të vazhdojnë me më shumë sezone, transmeton Lajmi.net.
“Që do zgjasë më shumë se shtatë sezone ka qenë gjithmonë e sigurt, por sa sezone pas shtatëshit ende nuk e dimë”, ka thënë drejtori i programit të HBO.
Edhe autori i librave në të cilin është bazuar seriali, George R. R. Martin më herët ka shprehur dëshirën që seriali të zgjasë për dhjetë sezone, ndërsa ai ende po shkruan librin e gjashtë të serisë ‘A song of Ice and Fire’./Lajmi.net