Gabon Atletico Madrid, barazon me Real Sociedadin
Atletico Madrid nuk ka arritur të arkëtoi më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Real Sociedadit.

Sport
“Los Rijoblancos” barazuan me Real Sociedadin me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2 – 2, shkruan lajmi.net.
Pas vetëm shtatë minutave lojë, Socidad kaloi në epërsi falë golit të Sorloth që u asistua nga Alexander Isak, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë, Real Sociedad shënoi sërish i pari përmes Isak, që realizoi eurogol nga gjuajtja e lirë (48′).
Sidoqoftë, Atletico nuk u dorëzua dhe fillimisht ngushtoi epërsinë përmes Luis Suarez që u asistua nga Joao Felix (61′).
Uruguaiani shënoi sërish, këtë herë nga pika e bardhë (77′).
Me këtë fitore, Real Sociedad bëhet lider në La Liga me 21 pikë, derisa Atletico ngritët në pozitën e katërt me 18 sosh./Lajmi.net/