Gabojnë kampionët, Ballkani ndanë pikët me Trepçën ‘89

Ballkani ka bërë një hap të gabuar në përballje me Trepçën ’89. Kampionët në fuqi, Ballkani kanë luajtur baras 1:1 në udhëtimin në Mitrovicë, kundër ’89-shit, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, kurse në pjesën e dytë të dyja skuadrat gjetën golin nga një herë. Ishte fillimisht Trepça ’89 ajo…

Sport

30/11/2022 15:13

Ballkani ka bërë një hap të gabuar në përballje me Trepçën ’89.

Kampionët në fuqi, Ballkani kanë luajtur baras 1:1 në udhëtimin në Mitrovicë, kundër ’89-shit, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, kurse në pjesën e dytë të dyja skuadrat gjetën golin nga një herë.

Ishte fillimisht Trepça ’89 ajo që kaloi në epërsi, me golin e shënuar nga Abdulah Oyekanmi, i cili u asistua nga Christian Mba.

Nikoqirët nuk arritën të mbahen deri në fund. Ata u thyen në minutën e 90+1’ të takimit. Ermal Krasniqi shënoi për t’i marrë një pikë skuadrës së tij.

’89-shi tani ka 19 pikë në pozitën e parafundit në tabelë, kurse Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 34 sosh, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Lajmi.net/