Gabimi “trashanik” i trotuarit në një rrugë Gjilan, pak ditë nga realizimi gërryhet rruga e asfaltuar

Ka pak ditë që në Gjilan ishte asfaltuar trotuari në rrugën “Adem Jashari”. Kjo rrugë që gjenden në qendër të qytetit u bë tejet e komentuar për shkak të trotuarit aq të ngushtë që kishin lënë për këmbësorët. Në fakt në trotuarin që ishte planifikuar mezi mund të kalonte një person, e lëre më një…

Lajme

24/10/2024 15:01

Ka pak ditë që në Gjilan ishte asfaltuar trotuari në rrugën “Adem Jashari”.

Kjo rrugë që gjenden në qendër të qytetit u bë tejet e komentuar për shkak të trotuarit aq të ngushtë që kishin lënë për këmbësorët.

Në fakt në trotuarin që ishte planifikuar mezi mund të kalonte një person, e lëre më një nënë me karroce apo diçka e ngjashme.

E pak ditë më vonë, saktësisht sot në këtë rrugë është parë se është larguar asfalti i shtruar pak ditë më parë.

Në lidhje me këtë çështje nga Komuna e Gjilanit kanë deklaruar nuk lejojnë të bëhet puna gabim.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, ka informuar qytetarët e Gjilanit lidhur me punimet në rrugën “Adem Jashari”.

Ai ka thënë se pas inspektimi në teren bashkë me menaxherin e kontratës kanë hasur në disa vërejtje në cilësinë e një pjese të trotuarit ku është punuar.

“Së së bashku me menagjerin e kontratës dhe operatorit ekonomik, kemi kërkuar që të largohet ajo pjesë e cila nuk i plotëson kriteret e kërkuar të asfalltit sipas kontratës dhe të intervenohet menjëher me përmisimin e cilësisë”,tha ai./Lajmi.net/