Gabimet që duhet t’i shmangni përgjatë një lidhje

Lidhjet mund të jenë mësuesit tonë më të mirë. Aton a shtyejnë dhe na tërhjeqin. Lidhjet na ndihmojnë ta njohim vetën më mirë, anën tonë të errët, dhe të dobët.

Lifestyle

08/12/2019 09:25

Të jemi në një lidhje të përkushtuar është sikur ta rritni një qenush të vogël. Në fillim është e egër dhe e patrajnuar, që zakonisht falet për shkak se është e lezetshme, por me kohën disa ditë bëhen më të vështira sesa të tjerat. Në këto ditë të vështira ne jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë. Gabimet janë të falshme, prandaj këtu i gjeni disa gabime që duhet t’i shmangni kur jeni në një lidhje serioze.

Të fajësojmë

Të fajesojmë partnerin/partneren është diçka e zakonshme në një lidhje. Fajësimi vjen nga frika. Frika nga kush? Nga paraqitja e të qenit të dobët, transmeton lajmi.net.

Nëse nuk e bëni shprehi të fajësoni njëri tjetrin do e shihni se sat ë sigurt dhe të lirë jeni në lidhjen tuaj.

Mohimi

Ta mohoni që nuk keni problem në lidhjen tuaj, është sikur të I lini detyrat e shtëpisë për në fund të vitit. Ju e fshehni atë, sepse e dini që do ju dhemb dhe do jetë stresuese. Lidhjet janë punë e vështirë, dashuria është një vendim dhe përkushtim që e bëni jo vetëm ndaj partnerit/partneres, por edhe ndaj vetës tuaj.

Të mbani inat

Inati vjen në shumë forma.d Të mbani inat nënkupton që ju nuk jeni në gjendje të vazhdoni përpara dhe të shijoni gjërat e së ardhmes. Kjo është një shprehi shumë e keqe, që ju bënë dëm në lidhje./Lajmi.net/