Fyerjet në kor të “Skifterave” ndaj Dritës dhe Dabiqajt, Gjilani në procedurë disiplinore

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj SC Gjilanit, për veprimet e tifozëve të tyre në derbin kundër Dritës, takim ky i zhvilluar të dielën, në kuadër të javës së 17-të kampionale. Sipas njoftimit, tifozët e Gjilanit, “Skifterat” kanë fyer në grup mesfushorin e Dritës, Albert Dabiqajn dhe…

Sport

12/12/2023 21:03

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj SC Gjilanit, për veprimet e tifozëve të tyre në derbin kundër Dritës, takim ky i zhvilluar të dielën, në kuadër të javës së 17-të kampionale.

Sipas njoftimit, tifozët e Gjilanit, “Skifterat” kanë fyer në grup mesfushorin e Dritës, Albert Dabiqajn dhe klubin bardhekaltër, shkruan lajmi.net.

“Inicim disiplinor ndaj: SC ”Gjilani” Motivi: Tifozët vendas ”Skifterat”, në min 26 dhe 34 fyejn në grup lojtarin e FC ”Drita”, Albert Dabiqaj si dhe në min 68 dhe 81 fyejn në grup ekipin e FC ”Drita”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Gjilani – Drita dhe xhirimit televiziv” – thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Tifozët kuqebardhë fyen Dabiqajn, për faktin se ky i fundit paraprakisht ishte pjesë e tyre para transferimit te rivalja, Drita.

Sa i përket fushës, Drita triumfoi 0:1 ndaj Gjilanit, me golin e sulmuesit Blerim Krasniqi në pjesën e dytë./Lajmi.net/