Fyerja e Skënderbeut i çoi në burg (Video)

Jeton Vërbani dhe Arben Berisha nga Kaçaniku janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orësh. 

Lajme

02/07/2014 10:14

Këta dy persona në një video, kanë fyer dhe sharë figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Duke e quajtur “qafir” e ka goditur bustin e heroit i cili gjendet në oborrin e shkollës në Kaçanik.

Policia i arrestoi ata si të dyshuar se kanë kryer veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor apo fetar”.

Këtë e ka konfirmuar për Tribunën edhe kryeprokurori i Ferizajt Agron Qalaj. Ai tha se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë ndërsa të mërkurën do të vendoset më tutje.

“Sapo ta marrim kallëzimin penal ne do të vendosim në lidhje me të dyshuarit”, tha Qalaj për Tribunën. Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për Ferizaj Agim Gashi, konfirmoi se në orën 10:00 të së martës policia në Kaçanik ka arrestuar J.V . 40 vjeç dhe A.B. 37 vjeç nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale nga neni 147 i Kodit Penal të Kosovës.