Futbollisti shqiptar pëson lëndim të rëndë, humbet ndeshjen në Serbi?
Edhe futbollisti tjetër shqiptar, Andi Zeqiri ka pësuar një lëndim të rëndë dhe është në dyshim për ndeshjen e Zvicrës në Novi Sad të Serbisë kundër Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Zeqiri u lëndua rëndë në ndeshjen e sotme të Baselit në minutën e 11-të, shkruan lajmi.net. Futbollisti me prejardhje shqiptare u…

Sport
Edhe futbollisti tjetër shqiptar, Andi Zeqiri ka pësuar një lëndim të rëndë dhe është në dyshim për ndeshjen e Zvicrës në Novi Sad të Serbisë kundër Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Zeqiri u lëndua rëndë në ndeshjen e sotme të Baselit në minutën e 11-të, shkruan lajmi.net.
Futbollisti me prejardhje shqiptare u largua nga fusha me barelë dhe shkalla e lëndimit duket të jetë e rëndë.
Lajmin për lëndimin e Zeqirit e bëri të ditur edhe faqja zyrtare e klubit të Baselit në rrjetet sociale, e cila ndau edhe një fotografi.
😘 Gute Besserung lieber Andi 🍀
Im Spiel gegen YB musste Andi Zeqiri bereits nach elf Minuten wegen einer Fussverletzung ausgewechselt werden. Er wird derzeit noch medizinisch untersucht 😕 #FCBasel1893 #MirSinBasel #rotblaulive pic.twitter.com/SoxC94IHhz
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) March 19, 2023
Zeqiri ishte në formë të mirë te Baseli dhe për këtë arsye u ftua te Zvicra pas një kohe të gjatë.
Zvicrës do t’i mungojë edhe Xherdan Shaqiri për ndeshjet e muajit mars./Lajmi.net/