Futbollisti i Granadas ia vë emrin djalit sipas futbollistit të Realit

Futbollisti i Granadas, Javi Marquez i ka vënë emrin djalit të tij, Modric, sipas mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.

Sport

10/03/2016 15:20

Luka Modric është futbollist i rëndësishëm i Real Madridit.

Reprezentuesi kroat është një prej lojtarëve më të mirë në botë në pozitën e tij.

Dhe, pikërisht statusi i yllit ka shkuar përtej të zakonshmes kur futbollisti i Granadas, Javi Marquez i ka vënë emrin djalit të tij, Modric, përcjell “Lajmi.net”.

Lajmi është konfirmuar nga një postim i Granadas në rrjetin social Twitter.