Futbollisti dhe ekipi i vitit
Cristiano Ronaldo mposhti Lionel Messin në garë për futbollistin më të mirë të vitit, në një anketë të agjencisë së lajmeve AP. Kurse, Bayern Munich u shpall skuadra më e dalluar
Sport
Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit, në një anketë të agjencisë së lajmeve AP.
Por, rezultati i skuadrës më të mirë të vitit është mjaft befasues, Bayern Munich. Në kategorinë e futbollistëve, ylli i Real Madridit mblodhi 1449 pikë, duke lënë pas vetes rivalin e tij kryesor nga Barcelona, Lionel Messi.
Në ‘podium’ zuri vend edhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.
Në kategorinë e skuadrës më të mirë të vitit, mund të konsiderohet i befasishëm pozicionimi i Bayern Munichut si i pari, duke marrë parasysh se Real Madrid fitoi Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në finale rivalin e qytetit, Atletico Madrid.
Në fakt, Los Blancos janë poshtë në pozitën e pestë, derisa Atletico është i dyti, para Juventusit, i treti.
Futbollisti më i mirë:
1. Cristiano Ronaldo, 1449
2. Lionel Messi, 1349
3. Zlatan Ibrahimovic, 1176
4. Luis Suarez, 1146
5. Diego Costa, 1005
6. Robert Lewandowski, 635
7. Aaron Ramsey, 617
8. Sergio Agüero, 582
9. Gareth Bale, 548
10. Marco Reus, 527
Ekipi më i mirë:
1. Bayern Munich, 2697 pikë
2. Atletico Madrid, 2227.
3. Juventus, 2053.
4. Barcelona, 2019.
5. Real Madrid, 1684.
6. Manchester City, 1609.
7. Arsenal, 1492.
8. Liverpool, 1332.
9. Paris Saint-Germain, 1327.
10. Chelsea, 1268.