Futbollistët e Serbisë priten në stadium me këngën legjendare “Mora Fjalë”

Futbollistët e Serbisë kanë mbërritur në stadiumin “Air Albania”. Gazetari i njohur, Arlind Sadiku tha se futbollistët serbë janë pritur me fishkëllima nga tifozët brenda stadiumit por edhe me këngë të Adem Jasharit e Vaçe Zelës. “Sapo kanë mbërritur në stadium futbollistët e Serbisë dhe nuk janë mirëpritur aspak mirë. Janë pritur me këngën e…

Sport

07/06/2025 19:53

Futbollistët e Serbisë kanë mbërritur në stadiumin “Air Albania”.

Gazetari i njohur, Arlind Sadiku tha se futbollistët serbë janë pritur me fishkëllima nga tifozët brenda stadiumit por edhe me këngë të Adem Jasharit e Vaçe Zelës.

“Sapo kanë mbërritur në stadium futbollistët e Serbisë dhe nuk janë mirëpritur aspak mirë. Janë pritur me këngën e Adem Jasharit. Edhe pse ka pasur dyshime nëse këto këngë do të lëshohen para ndeshjes apo jo. Futbollistët e Serbisë nuk e kanë pritur mirë këtë reagim të tifozëve”, tha Sadiku, njofton klankosova.