Futbollistët e Interit dolën në nxemje pavarësisht se skuadra kundërshtare ishte e karantinuar

Lojtarët e Interit dolën në nxemje në 'Stadio Dall’Ara' para ndeshjes kundër Bolognas, e cila më pas nuk u zhvillua.

Sport

06/01/2022 18:02

Kampionët e Serie A planifikohej të përballeshin me Bolognan e Sinisa Mihajlovic në orën 12:30.

Megjithatë, skuadra vendase janë urdhëruar në karantinë për pesë ditë nga autoriteti lokal shëndetësor, kështu që ata janë ndaluar të luajnë.

Interi kishte mbërritur në stadium sipas planit dhe kishte nisur ngrohjen para ndeshjes.

Beppe Marotta foli për Sky Sport Italia, duke kërkuar qartësi nga qeveria dhe duke kërkuar një vaksinë të detyrueshme përforcuese për atletët.

Drejtori i Bolognas, Marco Di Vaio ishte në Stadio Dall’Ara dhe foli shkurtimisht me trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, ndërsa lojtarët e Interit po ngroheshin për një lojë që nuk do të luhej.

Interi pritet të marrë një fitore 3-0 në tavolinë, por nëse Bologna apelon vendimin, ndeshja do të riplanifikohet siç ndodhi me Juventus-Napoli sezonin e kaluar. /Lajmi.net/