Futbollistët e Francës, 0 gola në Botëror
Asnjë nga reprezentuesit e Francës nuk kanë shënuar gol në një Kampionat botëror. Trekolorët duhet të gjejnë zgjidhje për shterpësinë e fazës ofanzivë, në duelin me Hondurasin, të dielën.
Sport
Franca duhet të gjejë një zgjidhje gjatë ballafaqimit të parë në Grupin E të Kampionatit botëror kundër Hondurasit.
Edhe pse konsiderohen si skuadra e pestë favorite për të triumfua në Brazil, Trekolorët duhet të zgjidhin një problem në repartin ofanzivë.
Reprezentuesit aktual të Francës kanë numrin më të vogël të golave të shënuar, vetëm 54, se 30 skuadra pjesëmarrëse në Botëror, ndërsa më keq se ata është Algjeria me 42.
Për shembull, reprezentuesit e Japonisë kanë realizuar 120 herë, Kameruni 106, Koreja e Jugut 92, Hondurasi 91, Irani 85.
Arsya e kësaj statistike negative mund të bazohet në faktin se skuadra është përtërirë, dhe Franck Ribery nuk do të jetë në dispozicion për shkak të lëndimit.
Mirëpo, asnjë nga reprezentuesit e tanishëm të Kroacisë nuk kanë realizuar gol në një Botëror dhe vetëm Yoan Cabaye është realizatorë në gara ndërkombëtare, Euro 2012.