Futbollistët e Anglisë nuk po mund ta durojnë vapën e Katarit

Kombëtarja e Anglisë është duke i zhvilluar përgatitjet e saj nën rrezet e diellit para fillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Por, si duket futbollistët anglezë nuk janë mësuar me vapën e madhe që po mbretëron në Katar, pasi që në Angli moti në shumicën e kohës është me reshje shiu, përcjell lajmi.net. Në një…

Sport

18/11/2022 16:27

Kombëtarja e Anglisë është duke i zhvilluar përgatitjet e saj nën rrezet e diellit para fillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Por, si duket futbollistët anglezë nuk janë mësuar me vapën e madhe që po mbretëron në Katar, pasi që në Angli moti në shumicën e kohës është me reshje shiu, përcjell lajmi.net.

Në një video të publikuar nga vetë klubi, lojtarët shihen teksa janë duke stërvitur nën temperaturat e larta pasi që trajneri, Gareth Southgate nuk ka dashur të ndërrojë kohën e stërvitjes, për shkak se dëshiron që ata të ambientohen me nxehtin e madh të Katarit.

Në video shihen yjet anglezë teksa shkojnë për tu freskuar për shkak të motit të nxehtë që po mbretëron atje./Lajmi.net/