Futbolli spanjoll vazhdon këtë fundjavë, La Liga bën postim me fotografinë e Vedat Muriqit

Futbolli spanjoll rikthehet në program këtë fundjavë pas një pauze dyjavore. Për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në kualfikime për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, futbolli spanjoll dhe ai evropian vazhdon këtë fundjavë, shkruan lajmi.net. Me këtë rast, La Liga ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare për rivazhdimin e kampionatit, duke përdorur një fotografi të…

Sport

30/03/2023 17:58

Futbolli spanjoll rikthehet në program këtë fundjavë pas një pauze dyjavore.

Për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në kualfikime për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, futbolli spanjoll dhe ai evropian vazhdon këtë fundjavë, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, La Liga ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare për rivazhdimin e kampionatit, duke përdorur një fotografi të sulmuesit të Kosovoës, Vedat Muriqit që është pjesë e Mallorcas.

“Reagimi juaj kur mësoni se La Liga Santander rikthehet këtë të premte” – thuhet në përshkrimin e fotografisë së Vedat Muriqit duke festuar me fanellën e Mallorcas, e publikuar nga La Liga në Twitter.


Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës këtë edicion ka realizuar 10 gola me fanellën e Mallorcas.

Muriqi deri para pak javësh ishte në Top 3 realizatorët më të mirë në La Liga këtë edicon, pas Robert Lewandowskit dhe Karim Benzemas.

28-vjeçari nga Prizreni është pjesë e La Ligas që nga janari i vitit 2022 kur Mallorca e bleu për mbi 7 milionë euro nga Lazio./Lajmi.net/