Futbolli në zi! I diagnostikuar me tumor, vdes ish-trajneri i njohur i Anglisë, Sven-Goran Eriksson

Ish-trajneri i kombëtares së Anglisë në futboll, Sven-Goran Eriksson, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij. Siç ishte bërë e ditur kohë më parë, Eriksson, vuante nga kanceri i pankreasit. “Pas një sëmundjeje të gjatë, Sven-Goran Eriksson vdiq në mëngjes në shtëpi, i rrethuar nga familjarë”, u…

Lajme

26/08/2024 18:49

Ish-trajneri i kombëtares së Anglisë në futboll, Sven-Goran Eriksson, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij.

Siç ishte bërë e ditur kohë më parë, Eriksson, vuante nga kanceri i pankreasit.

“Pas një sëmundjeje të gjatë, Sven-Goran Eriksson vdiq në mëngjes në shtëpi, i rrethuar nga familjarë”, u tha në njoftimin e familjes Eriksson.

Eriksson u bë trajneri i parë i huaj i kombëtares së futbollit të Anglisë në vitin 2001.

Atëbotë ai udhëhoqi Anglinë që në ekip kishte disa nga lojtarët më të mirë në botë përfshirë, David Beckham, Steven Gerrard, Wayne Rooney dhe Frank Lampard.

Eriksson ka trajnuar klube të ndryshme futbolli gjatë karrierës.

Eriksson e la rolin e trajnerit të Anglisë pas Kupës së Botës në vitin 2006 dhe më vonë trajnoi Meksikën dhe Bregun e Fildishtë, si dhe klubet angleze Manchester City dhe Leicester City.

Nga viti 2003, Eriksson dha dorëheqje nga pozita e drejtorit sportiv në klubin suedez Karlstad në shkurt 2023.