“Futbolli i përket popullit” – Tifozët e Bayernit e “godasin” pronarin e Cityt me mesazh në mes të Etihad

Tifozët e Bayern Munichut që udhëtuan në Angli për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt kanë shpalosur një mesazh në tribuna. Manchester City e ka fituar 3:0 betejën e parë ndaj Bayern Munichut në kryendeshjen e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve në stadiumin “Etihad”, shkruan lajmi.net. Tifozët gjermanë në…

Sport

11/04/2023 23:30

Tifozët e Bayern Munichut që udhëtuan në Angli për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt kanë shpalosur një mesazh në tribuna.

Manchester City e ka fituar 3:0 betejën e parë ndaj Bayern Munichut në kryendeshjen e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve në stadiumin “Etihad”, shkruan lajmi.net.

Tifozët gjermanë në mesazhin e tyre kanë “goditur” mes tjerash pronarin e Manchester Cityt, Mensour bin Zayed Al Nahyan që ka në pronësi klubin anglez prej shumë vitesh dhe falë investimeve miliardëshe të tij klubi është rikthyer në “majën” e futbollit anglez dhe jo vetëm.

“Glazers, Sheikh Mansour, të gjithë autokratët jashtë! Futbolli i përket popullit” – thuhej në mesazhin e shpalosur nga tifozët e Bayern Munich.

Mesfushori Rodri zhbllokoi shifrat me një supergol nga distanca në minutën e 27-të për Manchester Cityn, gol me të cilin ekipi vendas shkoi në pushim të pjesëve me epërsi.

Po rrjedhte minuta e 70-të kur Bernardo Silva e shfrytëzon në maksimum një asistim fantastik nga Haaland duke e çuar topin në rrjetë me kokë.

Shtatë minuta më vonë, në skenë del sulmuesi norvegjez Haaland që realizon golin e tretë, falë edhe një asistimi nga mbrojtësi Stones.

Përballja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshem në stadiumin “Allianz Arena” në Gjermani./Lajmi.net/