Fustani i dasmës së Angelina Jolie, dizajn i fëmijëve të saj

Në fotot e para të shfaqura nga dasma e çiftit të dashur Angelina-Brad Pitt, shoim një fustan jo të zakonshëm, por mjaft të lezetshëm, i dizejnuar nga vetë fëmijët e tyre.

ShowBiz

02/09/2014 12:48

Angelina dhe Brad Pitt kanë aq shumë fëmijë, por për ditën e martesës së tyre, për secilin ka pasur nga një punë, pasi ata kanë pasur në dorë gjithë organizimin e ceremonisë e madje edhe fustanin e nuses.

Ceremonia shumë private e mbajtur më 23 gusht, ku ka pasur vetëm 20 të ftuar, në fshatin Correns të Francës, ka arritur të jetë shumë sekrete dhe pa bujë të madhe.

Fustani unik i Angelinës ka shprehur kreativitetin e fëmijëve të saj, pasi rrobaqepësi i Atelier Versace ka qepur plot dizajne të vizatimeve të fëmijëve në fustan dhe vello, të gjitha origjinale dhe me ngjyra.

Në të dhënat ekskluzive për People janë zbuluar shumë ndodhi të lezetshme: Secili nga fëmijët ka pasur një rol për të luajtur. Djali më i madh Madoxx dhe Pax kanë shoqëruar nënën deri në altar; vajzat Zahara dhe Vivienne kanë hedhur petale të marra nga kopshti ndërsa Shiloh dhe Knox kanë mbajtur unazat.

Fëmijët gjithashtu kanë ndihmuar në shkruajtjen e betimeve ndërsa Pax ka pjekur tortën.

Brad Pitt ka veshur një nga kostumet që ka pasur në dollap, me kravatën e njërit prej djemve të tij pasi ai ka harruar ta marrë me vete të tijën.

Fustani i Zaharës është dizajnuar nga Adama Kebe, Vivienne ka veshur një nga fustanet që ka pasur në dollap ndërsa të gjithë djemtë kanë veshur kostumet e zeza.

‘Ishte e rëndësishme për ne që dita të jetë relaksuese dhe me plot të qeshura. Ishte një ditë shumë speciale që e kemi ndarë me fëmijët tanë dhe momente shumë të lumtura me familjen’, kanë treguar çifti për People Magazine.