Fushtica: Përvoja nga vërshimet na tregon nevojën për masa parandaluese
Drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka folur mbi situatën me vërshime në kryeqytetin e Kosovës. Fushtica tha se situata e rënduar në vend duhet të nxjerrë një mësim për të gjitha komunat. “Ma merr mendja që pas kësaj situate të rënduar në gjithë Kosovën, duhet të nxjerrim mësime që nuk i kemi nxjerr…
Lajme
Drejtori i Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka folur mbi situatën me vërshime në kryeqytetin e Kosovës.
Fushtica tha se situata e rënduar në vend duhet të nxjerrë një mësim për të gjitha komunat.
“Ma merr mendja që pas kësaj situate të rënduar në gjithë Kosovën, duhet të nxjerrim mësime që nuk i kemi nxjerr më herët”, tha Fushtica.
Ndërkohë, sa i përket komunës së Prishtinës, Fushtica tha se ekipet ishin të përgatitura qysh para nisjes së reshjeve të dendura.
“Ne në Prishtinë kemi dalë shumë më mirë. Kjo fal përgatitjeve që i kemi bërë shumë më herët, për arsye që kemi bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Institutin Hidrometeorologjik, pra i marrim informatat në kohë reale, dhe kemi bërë përgatitje dhe investime në dy vitet e fundit”, tha ai në klankosova.
Sa i përket dëmeve nga reshjet e dendura në Prishtinë, Fushtica tha se kryeqyteti shpëtoi pa dëme të mëdha.
Ndërkohë eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, bëri të ditur se qyteti i Mitrovicës ka qenë më i rënduar nga situata e vërshimeve.