Fushë Kosovë: Një burrë i plagosur rëndë pas goditjes me mjet të fortë, i dyshuari në arrati

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën pasdite në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku një burrë ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një sulmi fizik. Sipas njoftimit të Policisë, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes viktimës dhe një personi tjetër, shtetas i Shqipërisë. I dyshuari dyshohet se e ka…

Lajme

03/05/2026 09:15

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën pasdite në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku një burrë ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një sulmi fizik.

Sipas njoftimit të Policisë, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes viktimës dhe një personi tjetër, shtetas i Shqipërisë. I dyshuari dyshohet se e ka goditur viktimën me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime serioze në kokë, shkruan lajmi.net.

Pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimës i është ofruar menjëherë ndihma mjekësore. Sipas raportit mjekësor, ai ka pësuar frakturë në kokë dhe gjendja e tij konsiderohet e rëndë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Njoftimi i plotë:

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë / 02.05.2026 – 16:36. Raportohet se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur viktima m/k me një person mashkull shtetas i Shqipërisë ky i fundit kishte sulmuar fizikisht me mjet të fortë viktimën. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor viktima ka pësuar frakturë në kokë, natyra e lëndimeve është e rëndë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente. /Lajmi.net/