Fushë Kosovë: Më në fund fillon grumbullimi dhe pastrimi i mbeturinave

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur se ka nisur një aksion për pastrimin dhe larjen e hapësirave ku grumbullohen mbeturinat në qytet. Ai tha se tashmë është vënë në funksion shërbimi i grumbullimit të mbeturinave, së bashku me pastrimin dhe larjen e pikave të deponimit, transmeton lajmi.net. Sipas Prebrezës, këto aktivitete…

Lajme

26/06/2026 10:45

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur se ka nisur një aksion për pastrimin dhe larjen e hapësirave ku grumbullohen mbeturinat në qytet.

Ai tha se tashmë është vënë në funksion shërbimi i grumbullimit të mbeturinave, së bashku me pastrimin dhe larjen e pikave të deponimit, transmeton lajmi.net.
Sipas Prebrezës, këto aktivitete do të vazhdojnë çdo ditë me qëllim përmirësimin e pastërtisë dhe krijimin e një mjedisi më të rregullt për qytetarët e Fushë Kosovës.

“Ju njoftoj se tashmë kemi filluar me shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, si dhe me pastrimin dhe larjen e hapësirave ku grumbullohen mbeturinat. Punët po vazhdojnë çdo ditë, me angazhim të plotë, për një qytet më të pastër” shkruan Prebreza në njoftim./lajmi.net/